Aktuale
ATK rikujton tatimpaguesit për afatet e deklarimit të librave të blerjes dhe shitjes
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rikujtuar tatimpaguesit për obligimin e deklarimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, duke sqaruar afatet që duhet të respektohen nga tatimpaguesit në varësi të statusit të tyre tatimor.
Sipas njoftimit të ATK-së, tatimpaguesit që janë deklarues të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) duhet të bëjnë deklarimin e librave çdo muaj.
“Deklarimi bëhet çdo muaj, nga data 01 deri më 20 të muajit vijues, në të njëjtën periudhë me deklarimin e TVSH-së”, thuhet në njoftimin e Administratës Tatimore të Kosovës.
Ndërkaq, për tatimpaguesit që nuk janë deklarues të TVSH-së, përfshirë organizatat joqeveritare (OJQ), deklarimi bëhet në baza tremujore.
“Deklarimi bëhet çdo tre muaj, nga data 01 deri më 15 të muajit vijues pas përfundimit të tremujorit”, njofton ATK.
Administrata Tatimore ka bërë të ditur gjithashtu se udhëzuesi dhe mostra për plotësimin e Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes janë të qasshme në ueb-faqen zyrtare të ATK-së.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM