Aktuale
Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, këshillon partitë të ulën dhe të gjejnë zgjidhje: Cili lider nuk është fajtor për situatën e sotme?
Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ka kritikuar liderët e partive politike, për mënyrën se si po i qasen vendimit dënues të Hagës për ish-krerët e UÇK-së.
Në një postim në Facebook, Kosumi ka thënë se të gjithë liderët janë fajtorë për situatën e sotme, duke shtuar se është koha që Kosova të funksionojë.
“Udhëheqës të institucioneve e të partive, a e shihni sa e kotë dhe e gabuar është “politika” e inateve, për karrige, për postin e presidentit… Shihni përpara! Takohuni dhe mos dilni nga zyrat pa i kryer punët tuaja!” ka shkruar ai.
Sipas Kosumit, kjo është rruga e vetme, teksa këshillon partitë të mos e lënë popullin të çorientohet në sheshe.
Ky është postimi i plotë i tij:
Nuk eshte koha te kerkohen fajtore! Fundja, cili lider nuk eshte fajtor per situaten e sotme?
Eshte koha te funksionoje Kosova.
Udheheqes te institucioneve e te partive, a e shihni sa e kote dhe e gabuar eshte “politika” e inateve, per karriga, per postin e presidentit…
Shihni perpara! Takohuni dhe mos dilni nga zyret pa i kryer punet tuaja!
Mos e leni popullin te corientohet ne sheshe!
Kjo eshte rruga e vetme.
Vellazerisht,
BASHKOHUNI NË DISKUTIM