Aktuale
KRU njofton për ndërprerje të ujit nesër në disa pjesë të qytetit të Podujevës, shkak punimet e ‘‘detyruara’’
KRU Prishtina, ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë në Podujevë që do bëhen nesër në disa pjesë të këtij qyteti.
Siç njofton KRU Prishtina, ndërprerja e ujit do bëhet për shkak të punimeve të detyruara, dhe se do të zgjasë nga nga ora 07:00 deri në përfundimin e punimeve, rreth orës 16:00.
Njoftimi:
NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË FURNIZIMIT ME UJË, Podujevë
Nesër, për shkak të punimeve të detyruara në gypin fi 400 mm, disa pjesë të qytetit të Podujevës do të mbeten pa furnizim me ujë.
Ndërprerja do të zgjasë nga ora 07:00 deri në përfundimin e punimeve, rreth orës Zonat që do të preken:
Rr. Radio Llapi
Rr. Ali Ajeti
Rr. Shakadin Behrami
Një pjesë e qytetit, veçanërisht zonat në pozicion më të lartë.
Ju lutemi të siguroni paraprakisht sasinë e nevojshme të ujit.
Faleminderit për mirëkuptim.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM