Aktuale
Çitaku: Revoltën në Kosovë po e udhëheqin të rinjtë, “fëmijët e lirisë”
Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me protestat kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së, duke thënë se dhimbja përballë marrëzisë dhe padrejtësisë nga Specialja, ka shkaktuar revoltë në Kosovë.
Çitaku, ka shtuar se, më e bukura është se kësaj revolte po i prijnë të rinjtë.
‘’ Fëmijët e lirisë. Fëmijë të rritur me dinjitetin që ta jep liria dhe shteti. Me ëndrra të mëdha e të bukura. Fëmijë që sot janë bërë të rritur dhe që nuk pranojnë që historia e këtij vendi të nëpërkëmbet. Fëmijë pa ngarkesa ideologjike e partiake. Nuk dalin për parti. Dalin për UÇK-në. Dalin për liri’’, ka shkruar ajo.
Postimi:
Dhimbja përballë marrëzisë dhe padrejtësisë në Gjykatën Speciale ka shkaktuar revoltë në Kosovë.
E më e bukura është se kësaj revolte po i prijnë të rinjtë.
Fëmijët e lirisë.
Fëmijë të rritur me dinjitetin që ta jep liria dhe shteti. Me ëndrra të mëdha e të bukura. Fëmijë që sot janë bërë të rritur dhe që nuk pranojnë që historia e këtij vendi të nëpërkëmbet.
Fëmijë pa ngarkesa ideologjike e partiake. Nuk dalin për parti. Dalin për UÇK-në. Dalin për liri.
Fëmijët e lirisë, të pakontaminuar nga rrëfimet e fabrikuara për UÇK-në.
Ata veprën e UÇK-së nuk e njohin vetëm nga librat apo nga tregimet tona. Ata e jetojnë çdo ditë. E jetojnë në lirinë e tyre, në mundësitë e tyre, në të drejtën për të ëndërruar, për të folur, për të protestuar e për ta ndërtuar jetën e tyre në një shtet të lirë.
Ata nuk e mbajnë mend Kosovën pa liri. Sepse kanë lindur në të.
Dhe pikërisht për këtë, sot po e mbrojnë atë me zërin e tyre.
Faleminderit nga zemra.
Mbrapa na keni.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM