Biznes
FRUTEX blen objektin historik “Nestor Hotel” në Ludwigsburg të Gjermanisë
Kompania kosovare FRUTEX, me pronar Shaqir Palushin, ka bërë të ditur se është bërë pronare e objektit historik “Nestor Hotel” në Ludwigsburg të Gjermanisë.
Sipas njoftimit të publikuar nga kompania në rrjetet e saj zyrtare sociale, kompleksi, i ndërtuar në vitin 1874, shtrihet në një sipërfaqe ndërtimore prej 13,500 metrash katrorë, në një parcelë prej 1.35 hektarësh.
Objekti përfshin 179 dhoma hoteli, restorant, salla për evente dhe hapësira të tjera përcjellëse.
FRUTEX ka bërë të ditur se një pjesë e kompleksit do të shërbejë si qendër për koordinimin e aktiviteteve të shitjes dhe zhvillimit të biznesit të produkteve të kompanisë në Gjermani dhe në tregjet evropiane.
Ky investim tregon zgjerimin e aktivitetit të një kompanie kosovare në tregun evropian dhe forcimin e pranisë së produkteve vendore në Gjermani.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM