Biznes
Kosova prezanton produktet vendore në panairin AGRA 2026
Aug 24, 2026
21:06
Kryetari i Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë, Bajram Fusha, pas përfundimit të panairit AGRA 2026 në Slloveni, ka thënë se kompania kosovare Green Life Kosova përfaqësoi denjësisht produktet dhe cilësinë vendore.
Fusha ka shprehur falënderim për ambasadorin e Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku, për përkrahjen ndaj bizneseve kosovare që synojnë tregun slloven, si dhe për bashkëpunimin me Odën Sllovene të Bizneseve në Kosovë.
Sipas tij, këto iniciativa kontribuojnë në krijimin e urave të reja të bashkëpunimit ekonomik dhe në promovimin e produkteve kosovare në tregjet ndërkombëtare. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM