Aktuale
Nafta shtrenjtohet sërish në Kosovë, arrin 1.77 euro për litër
Aug 19, 2026
12:32
Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar çmimet maksimale të derivateve për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, çmimi i naftës për sot është 1.77 euro-cent për litër, çmimi i benzinës është 1.49 euro-cent për litër, ndërsa i gazit 0.62 cent për litër.
Çmimi për naftën është shtrenjtuar për 1 cent krahasuar me çmimin sa ishte dje 1.76 euro-centë, përcjell KosovaPress.
Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër./ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM