Aktuale
Ministrja Kusari-Lila takoi përfaqësues të kompanive belge dhe amerikane, diskutuan mundësitë për investime në Kosovë
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar takime me përfaqësues të kompanive belge dhe amerikane, me fokus mundësitë për investime dhe zhvillimin e projekteve të reja në Kosovë.
Në takimin me përfaqësuesit e kompanisë belge SettleMint dhe partnerin lokal Gjikolli & Partners LLC, është diskutuar një nismë në fushën e tokenizimit, e cila synon mobilizimin e kapitalit dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte.
Ndërkaq, në takimin me çiftin Bailey dhe Visar Grajçevcin, fokusi ishte te projektet në turizëm dhe shërbimet e mirëqenies, veçanërisht zhvillimi i turizmit malor dhe krijimi i një oferte turistike për gjatë gjithë vitit.
Ministria ka theksuar se përvoja ndërkombëtare, teknologjia dhe kapitali i huaj mund të kontribuojnë në rritjen e konkurrueshmërisë, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës./ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM