Kosovë
KFOR-i zhvillon stërvitje me helikopterë në Pejë për rritjen e gatishmërisë operacionale
KFOR-i ka bërë të ditur se ushtarët e Komandës Rajonale Perëndim (RC-W), në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar një stërvitje me helikopterë në Kampin ‘Villaggio Italia’ në Pejë, me qëllim të rritjes së gatishmërisë operacionale dhe forcimit të koordinimit ndërmjet ekuipazheve ajrore dhe personelit në terren.
Në një njoftim në Facebook, KFOR-i thekson se aktivitetet përfshijnë transportin e personelit, evakuimin e të lënduarve dhe operacionet e reagimit emergjent.
“Përmes këtyre stërvitjeve, personeli i misionit ruan nivel të lartë gatishmërie, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
KFOR thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjithë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Misioni i KFOR-it bashkëpunon ngushtë me Policia e Kosovës dhe EULEX, në përputhje me rolet e tyre si reagues të sigurisë në Kosovë. /ekolajmi/





BASHKOHUNI NË DISKUTIM