Aktuale
Fillojnë të mblidhen qytetarët në Hagë, pak orë para shpalljes së verdiktit
Sep 16, 2026
09:11
Qytetarë të shumtë kanë filluar të mblidhen në Hagë, dy orë e pak minuta para se të nisë seanca e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ata morën rrugën e largët për në Hagë nga të gjitha trevat shqipfolëse, shkruan IndeksOnline.
Derisa shumë prej tyre janë familjarë e bashkëluftëtarë të çlirimtarëve, në mesin e të mbledhurve ka edhe bashkatdhetarë të shumtë që jetojnë dhe veprojnë në mërgim.
IndeksOnline raporton se seanca e sotme historike do të fillojë në orën 10, teksa transmetimi i saj do të zhvillohet 10 minuta me vonesë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM