Aktuale
Gjenden armë dhe pajisje ushtarake në një objekt të braktisur në Zubin Potok
May 17, 2026
12:24
Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake gjatë kontrollit të një shtëpie të pabanuar në Zubin Potok.
Sipas policisë, janë gjetur një armë AK-47 me karikator të zbrazët, një pushkë ajrore me municion, një armë artizanale dhe një fishek i kalibrit të madh.
Po ashtu janë sekuestruar edhe një helmetë ushtarake, çantë me pajisje për pastrim armësh dhe një uniformë ushtarake e kamufluar.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM