Botë
Çfarë dihet deri tani për sulmin me armë ndaj Trumpit në SHBA
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u largua me nxitim nga Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pas të shtënave me armë. I dyshuari u arrestua nga Shërbimi Sekret, ndërsa një oficer u qëllua nga afër, por shpëtoi falë jelekut antiplumb.
I dyshuari, Cole Tomas Allen (31) nga Kalifornia, pritet të dalë para gjykatës, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentet e kaosit dhe evakuimin e Trumpit dhe bashkëshortes së tij, Melania Trump.
Sipas Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë, Todd Blanche, hetimet paraprake sugjerojnë se objektiv mund të kenë qenë zyrtarët e administratës Trump, përfshirë edhe vetë presidentin. Motivi mbetet ende i paqartë, ndërsa i dyshuari nuk po bashkëpunon me autoritetet.
Ai përballet me akuza federale për sulm dhe tentativë vrasjeje ndaj një oficeri, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM