Aktuale
Antonio Costa viziton Kosovën më 3 qershor, takime me udhëheqësit institucionalë dhe opozitën
, do të qëndrojë në Kosovë më 3 qershor, në kuadër të një turneu rajonal në Ballkanin Perëndimor. Gjatë vizitës në Prishtinë, ai pritet të zhvillojë takime me presidenten në detyrë, kryeministrin në detyrë dhe përfaqësues të partive opozitare.
Turneu i Costas nis të hënën në Bosnje e Hercegovinë dhe përfundon të enjten në Mal të Zi. Vizita në Kosovë vjen si pjesë e përpjekjeve të Bashkimit Evropian për të riafirmuar angazhimin ndaj rajonit dhe për të nxitur procesin e zgjerimit.
Në prag të vizitës, Costa ka theksuar se BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se ekziston një dinamikë e re në procesin e integrimit evropian. Sipas tij, vendet aspirante duhet të dëshmojnë progres konkret në zbatimin e reformave për të avancuar drejt anëtarësimit.
Mali i Zi vazhdon të konsiderohet si vendi më i avancuar në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe shihet si kandidati më i mundshëm për t’u bërë anëtari i ardhshëm i bllokut evropian para fundit të dekadës.
Costa do ta mbyllë vizitën rajonale në Mal të Zi, ku më 5 qershor do të marrë pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor që mbahet në Tivat. Në fokus të samitit do të jenë perspektiva e zgjerimit dhe reformat që vendet e rajonit duhet të ndërmarrin në kuadër të procesit integrues.
Kosova, ende pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, pritet të përfaqësohet në këtë samit nga presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM