Kosovë
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Kam folur edhe me Trumpin, nuk kam marr akoma një përgjigje
Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delphit në një bisedë me kryeredaktorin e Kathimerini, Alexis Papahelas, foli edhe për çështjen e drejtësisë ndërkombëtare dhe proceset e lidhura me ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Rama u shpreh se ai ia ka ngritur këtë çështje edhe presidentit amerikan Donald Trump, duke kërkuar vëmendje ndaj asaj që ai e cilësoi si një proces të bazuar në një raport fantazish, raporton euronews.al.
“Pata privilegjin të isha me presidentin Donal Trump në ditën e themelimit të Bordit të Paqes dhe i thashë diçka që e kam shumë për zemër, që ka të bëjë me të drejtën ndërkombëtare dhe konkretisht me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Gjykata është krijuar duke u mbështetur në një raport fantazish, i sponsorizuar nga rusët, nga delegacioni i Vladimir Putinit në Këshillin e Evropës, që mbështet një mocion për të hetuar të ashtuquajturat krimet e UÇK-së, dhe specifikisht trafikimin e organeve njerëzore”, tha ai.
Rama tutje ka theksuar se Gjykata u ngrit për ta kthyer këtë raport fantazish në një proces kundër udhëheqësve dhe morën nga zyra një president që ishte në detyrë dhe e sollën në Hagë, duke e burgosur përpara një akuze zyrtare, si edhe kryetarin e parlamentit.
“Më pas, i gjithë procesi u kthye në diçka krejt tjetër, pasi nuk kishte ndodhur asnjë trafikim i organeve njerëzore. I thashë presidentit Trump se kjo është diçka që ai duhet ta dijë dhe shpresoj që ai të mund të ndërhyjë. Nuk më ka kthyer përgjigje akoma”, tha Rama.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM