Aktuale
Ambasada e SHBA-së pas vizitës së Whitaker në Kosovë: Po avancojmë interesat e përbashkëta të sigurisë
Shtetet e Bashkuara dhe Kosova po vazhdojnë të avancojnë interesat e përbashkëta të sigurisë dhe të forcojnë stabilitetin rajonal.
Kështu shkruan Ambasada amerikane në Prishtinë në një postim në platformën X pas vizitës në Kosovë të ambasadorit amerikan në NATO, Matthew Whitaker.
“…Vizita e tij vuri në pah kontributet në rritje të Kosovës për përpjekjet e SHBA-së për të adresuar sfidat globale dhe rëndësinë e bashkëpunimit tonë përmes KFOR-it dhe përmes Programit për Partneritet të Gardës Kombëtare me Ajovën. Së bashku, SHBA-ja dhe Kosova vazhdojnë të avancojnë interesat e përbashkëta të sigurisë dhe forcimit të stabilitetit rajonal”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane. /ekolajmi/
The U.S. Embassy was proud to facilitate @USAmbNATO Ambassador Whitaker’s visit to Kosovo. During his trip, Ambassador Whitaker met with Kosovo leaders, U.S. military personnel, and partners working to strengthen the country’s security and stability. His visit highlighted… pic.twitter.com/nbcrmpRyib
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) April 22, 2026
BASHKOHUNI NË DISKUTIM