Aktuale
DHTIK i bën thirrje Qeverisë të shmangë bllokadat për bizneset
Drejtuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kanë kërkuar nga kryeministri dhe ministrat e sektorëve ekonomikë që të mos ndërmarrin veprime apo të nxjerrin vendime pa konsultim paraprak me komunitetin e biznesit.
Kjo kërkesë u bë gjatë një diskutimi në kuadër të angazhimeve brenda Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ku vëmendja kryesore ishte te Ligji për Pronën Publike.
Në këtë takim, konsulenti juridik i DHTIK-së, Mazllum Baraliu, paraqiti shkeljet e evidentuara ndaj bizneseve në disa sektorë, si pasojë e situatës së krijuar nga bllokadat që lidhen me këtë ligj.
Gjithashtu, pjesëmarrësit diskutuan për çështje të rëndësishme që ndikojnë në përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë. Ndër temat kryesore ishin njohja e humbjeve të produkteve bujqësore dhe ushqimore për qëllime tatimore, pritjet e gjata në kufij, si dhe sfidat që lidhen me doganat dhe tatimet.
Në fund, u trajtuan edhe tema të tjera me interes për sektorin privat.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM