Aktuale
Nesër vendimi për vrasjen e Liridona Ademajt, Rexhepi: Shteti në dorë të tregojë shembull dhe forcë
Apr 20, 2026
15:42
Vendimi për vrasjen e Liridona Ademajt, Rexhepi: shteti ka fuqi të tregojë se është funksional
Nesër pritet të shpallet vendimi për tre të akuzuarit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, për të cilët Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm.
Lidhur me këtë rast, ka folur neuropsikiatri Sami Rexhepi, i cili ka theksuar rëndësinë e institucioneve shtetërore në trajtimin e rasteve të tilla.
“Shteti i ka instrumentet e veta dhe forcën për të treguar që nuk mund të kalojë diçka pa u dënuar dhe për t’i dhënë shembull dikujt se kemi një shtet vërtet funksional dhe serioz, dhe do të bëjë çdo gjë për të treguar se ndalohen veprime të ngjashme”, ka thënë Rexhepi.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM