Aktuale
Goditet anija e dytë në Ngushticën e Hormuzit
Një anije e dytë është qëlluar në Ngushticën e Hormuzit mëngjesin e sotëm, ka bërë të ditur ushtria britanike.
Qendra e Operacioneve Tregtare Detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) tha se një “anije mallrash që po udhëtonte në dalje” ka informuar se është qëlluar me armë rreth tetë milje detare në perëndim të Iranit.
Ajo shtoi se anija “tani është ndalur në ujë”, por se ekuipazhi është i sigurt dhe është i llogaritur.
UKMTO gjithashtu deklaroi:“UKMTO është në dijeni për nivel të lartë aktiviteti në zonën e Ngushticës së Hormuzit dhe inkurajon anijet të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.”
UKMTO nuk specifikoi nëse Irani qëndron pas këtij sulmi.
“Dëme të rënda”
Ngjarja vjen pasi më herët gjatë mëngjesit, Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) iu afrua një anijeje tjetër dhe hapi zjarr, duke shkaktuar “dëme të rënda”, sipas UKMTO.
Ndërkohë që UKMTO tha se anija iraniane nuk kishte kontaktuar më parë me mjetin lundrues, agjencia Nour News raportoi se ajo kishte “injoruar paralajmërimet”. Incidenti i parë ka ndodhur rreth 15 milje detare në verilindje të Omanit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM