Aktuale
Themelohet Garda për mbrojtjen e natyrës, Kurti: Është aleancë ndërmjet qytetarëve dhe shtetit
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është mbajtur aktiviteti për themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës.
Pjesëmarrës në këtë zhvillim ishte kryeministri Albin Kurti, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se kjo gardë e sjell shtetin më afër terrenit.
“Garda është shprehje e ndryshimi të thellë një shtet që reagon dhe parandalon me kohë kjo shërben si masë paraprake ndaj dëmve që tashmë janë shkaktuar. Natyra ka qenë hapësirë pa zot nuk ka dominuar ligji. Mandatin e kaluar janë investuar mbi 10 milionë euro për lumenjtë. Do të mbyllim të gjitha deponitë ilegale do të ketë ndëshkime të ashpra për ndotësit. Një Republikë nuk mbrohet në ajër të ndotur e lumenj të degraduar. Garda është aleancë ndërmjet qytetarëve dhe shtetit për të parandaluar çdo dëm, e sjell shtetin më afër terrenit”, tha Kurti.
Në anën tjetër ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli tha se garda është instrument konkret që ndihmon në parandalimin e krimeve mjedisore.
“Po ndërtojmë një qasje të re për të natyrën si pasuri të përbashkët. Garda është instrument konkret që ndihmon në parandalim të krimeve mjedisore dhe këtu do të nënshkruajmë memorandum për krijimin e kësaj garde. Nga sot janë rreth 100 gardian shpejt do bëhemi 1000 e pse jo edhe 90000. Nga sot ju jeni aleatët tanë kjo gardë është e hapur për çdo qytetar”, tha ajo.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kjo marrëveshje është mekanizëm që çdo abuzim të mos mbetet pa përgjegjësi.
“Marrëveshja përmes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mjedisit është mekanizëm që çdo abuzim të mos mbetet pa përgjegjësi. Fokusi ynë është edhe parandalimi do të ndërtojmë një sistem ku dëmtimi i mjedisit do bëhet më i vështirë”, tha ai.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM