Kosovë
PDK mban mbledhjen e Kryesisë, vendos thirrjen e Këshillit Drejtues më 20 prill
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku janë diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe procesi i organizimit të brendshëm të partisë.
Në këtë mbledhje, kryetari Bedri Hamza dhe Kryesia kanë vendosur që të thirret mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së të hënën, më 20 prill.
Pas kësaj mbledhjeje, PDK pritet të dalë me një deklaratë politike, përmes së cilës do të formalizohen qëndrimet dhe veprimet e partisë lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe çështjet me interes për qytetarët.
Gjatë diskutimeve është theksuar rëndësia e organizimit të brendshëm dhe mobilizimit të strukturave të partisë, me qëllim rritjen e angazhimit në proceset politike dhe adresimin e nevojave të qytetarëve.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM