Aktuale
Kurti nga Barcelona reagon për Byronë e Konfiskimit: Presim miratimin në lexim të dytë
Apr 17, 2026
00:49
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar përmes një postimi lidhur me miratimin në parim në Kuvend të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Kurti ka sqaruar se nuk ka qenë i pranishëm në seancën e Kuvendit për shkak të një vizite zyrtare të planifikuar më herët në Barcelonë, Spanjë.
Ai ka theksuar se Kuvendi ka miratuar në lexim të parë këtë projektligj të rëndësishëm dhe ka shprehur pritjen që i njëjti të votohet sa më shpejt edhe në lexim të dytë, në mënyrë që të fillojë funksionimin institucioni përkatës.
Sipas Kurtit, ky projektligj është miratuar më herët edhe në Qeveri dhe përbën një hap të rëndësishëm në luftën kundër pasurisë së pajustifikueshme./Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM