Futboll
Arbeloa “çon” në qiell Pitarch: Ai përfaqëson akademinë tonë
Mar 13, 2026
08:23
Real Madridi ka marrë fitoren më të madhe të javës.
Në ndeshje janë aktivizuar edhe lojtarë të akademisë së Realit, “La Fabrica” ndër ta edhe mesfushori, Thiago Pitarch.
Rreth performancës së tij mori lëvdata nga trajneri i “Los Blancos”, Alvaro Arbeloa.
“I kuptoj dyshimet, por gjithmonë i kam pasur të qarta. Thiago është një lojtar shumë i mirë dhe jam i lumtur për të. Ai përfaqëson akademinë tonë”, u shpreh Arbeloa.
Pitarch, ka bërë 5 paraqitje me Realin ndërsa ende nuk arritur të shënojë ndonjë gol apo asist.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM