Futboll
Kosova sot përballë Çekisë në Pragë, “Dardanët” synojnë rezultat pozitiv
Kombëtarja e Kosovës në futboll luan sot në Pragë ndaj Çekisë, në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në stadiumin “Epet Arena”.
Pavarësisht se është takim miqësor, sfida pritet të jetë e fortë dhe interesante mes dy përfaqësueseve.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, Kosova ka përmbyllur përgatitjet për këtë duel, duke zhvilluar seancën e fundit stërvitore mbrëmjen e kaluar. Futbollistët kanë punuar me intensitet dhe fokus të lartë në prag të ndeshjes.
Atmosfera brenda kampit të “Dardanëve” raportohet të jetë pozitive, ndërsa skuadra synon një paraqitje dinjitoze ndaj një kundërshtari të nivelit të lartë.
Kjo ndeshje konsiderohet një test i rëndësishëm për Kosovën në kuadër të përgatitjeve për sfidat e ardhshme zyrtare.
Pas kësaj përballjeje, Kosova më 7 qershor do të luajë edhe një tjetër miqësore në “Fadil Vokrri” ndaj Andorrës.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM