Kronikë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri apelon tek shoferët e të gjitha kategorive të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.
Në njoftimin e Policisë thuhet se duke marrë parasysh rritjen e numrit të aksidenteve te trafikut, ku gjatë vitit në të cilin kemi hyrë janë regjistruar deri më tani 3 aksidente, Policia Rajonale e Mitrovicës Veri ka shtuar prezencën policore në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale, urbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në trafik.
Policia apelon tek drejtuesit e automjeteve që të jenë të pajisur me pajisje dimërore, të kenë të vendosura gomat e dimrit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, veçanërisht që shoferët
– Të jenë të pajisur me goma dimërore,
– Të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës,
– Të mbajnë distancën e duhur ndërmjet automjeteve,
– Të vendosin rripin e sigurisë,
– T’i respektojnë në përgjithësi rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu, Policia apelon fuqishëm që asnjë qytetar të mos drejtojë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo substancave tjera, pasi kjo paraqet rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM