Kronikë
Vdekja e të riut në vendin e punës, ndalohet një person në Vushtrri
Hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në koordinim me prokurorin kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me rastin ku janë intervistuar pesë persona në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar edhe një person i dyshuar.
Rasti ka të bëjë me vdekjen e një personi në vendin e punës në Vushtrri.
Policia njofton se pas intervistimit, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.
Ndryshe, sot rreth orës 13:00, policia në Vushtrri është njoftuar se nga një kat i lartë në një objekt në ndërtimi ka rënë një punëtor në rrethana ende të panjohura.
Ai është dërguar me autoambulancë në repartin e emergjencës në spitalin e qytetit në Vushtrri, mirëpo nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të pësuara ndërsa vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, inspektorët komunal si dhe inspektorët e punës.
Pas përfundimit të shikimit të vendit të ngjarjes është kontaktuar prokurori për krime të rënda i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës mashkull, i moshës 31 vjeçare, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Hetimet do të vazhdojnë për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM