Biznes
Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin menjëherë çmimet për konsumatorët
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka bërë thirrje kompanive të naftës që të ulin menjëherë çmimet e karburanteve për konsumatorët.
Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, Trump tha se kompanitë e naftës po përfitojnë nga kushtet e favorshme të krijuara nga administrata e tij dhe se tani është koha që ky përfitim të reflektohet te qytetarët.
Ai iu referua edhe një interviste të drejtorit ekzekutiv të Chevron, Mike Wirth, duke thënë se kompania po performon shumë mirë, por sipas tij nuk u përmend se kjo është rezultat i “zgjuarsisë, vizionit, forcës dhe stabilitetit” të administratës Trump.

Trump theksoi gjithashtu se Chevron është rikthyer në Venezuelë “më e madhe dhe më e fuqishme se kurrë”, duke shtuar se e njëjta situatë vlen edhe për kompanitë e tjera të naftës.
“Ulni çmimet e naftës, tani!”, shkroi Trump në fund të mesazhit të tij, duke kërkuar që përfitimet e industrisë të reflektohen në çmimet që paguajnë konsumatorët.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM