Kosovë
FSK për herë në parë në konferencën më të madhe globale të Operacioneve Speciale
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha sot se Operacionet Speciale të FSK-së po vazhdojnë të dëshmojnë profesionalizëm, gatishmëri dhe avancim të vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare të sigurisë.
Maqedonci thekson se pjesëmarrja për herë të parë në SOF Week 2026, konferenca më e madhe globale e Operacioneve Speciale, e organizuar nga USSOCOM në Tampa, Florida, shënon një hap të rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit me aleatët strategjikë dhe ngritjen e rolit të FSK-së në komunitetin ndërkombëtar të Operacioneve Speciale.
Lexoni të plotë postimin:
Operacionet Speciale të FSK-së po vazhdojnë të dëshmojnë profesionalizëm, gatishmëri dhe avancim të vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare të sigurisë.
Pjesëmarrja për herë të parë në SOF Week 2026, konferenca më e madhe globale e Operacioneve Speciale, e organizuar nga USSOCOM në Tampa, Florida, shënon një hap të rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit me aleatët strategjikë dhe ngritjen e rolit të FSK-së në komunitetin ndërkombëtar të Operacioneve Speciale.
Takimet me liderët më të lartë të Operacioneve Speciale të SHBA-së dhe Evropës konfirmojnë besimin dhe respektin që FSK ka ndërtuar përmes profesionalizmit, përkushtimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM