Aktuale
FSK dërgon ekip në Gaza për vlerësim paraprak të misionit
Apr 26, 2026
19:26
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ka bërë të ditur se një ekip i FSK-së ka udhëtuar drejt Gazës për vlerësim paraprak dhe koordinim të aktiviteteve të dislokimit.
Gjatë vizitës, delegacioni ka zhvilluar takime me autoritete lokale dhe me Qendrën Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC), ku është diskutuar integrimi i kontingjentit të FSK-së, operacionet e përbashkëta dhe mbështetja logjistike.
Dërgimi i FSK-së në këtë mision është autorizuar më 20 prill nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe është miratuar edhe nga Kuvendi i Kosovës. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM