Aktuale
Brenda 48 orëve 66 inspektime në ndërtimtari, 27 ndalime punimesh
Apr 26, 2026
19:11
Inspektorati Qendror i Punës ka realizuar 66 inspektime brenda 48 orëve në Kosovë, me fokus në ndërtimtari. Janë shqiptuar 27 ndalime punimesh, 32 vërejtje dhe 8 leje për vazhdim të punës pas plotësimit të kushteve, ndërsa në 9 raste nuk janë gjetur shkelje.
Më së shumti inspektime janë bërë në Prishtinë dhe Pejë (nga 16), si dhe në Ferizaj (13). Shkelje dhe ndalime janë regjistruar edhe në komunat tjera, përfshirë Prizrenin, Podujevën, Drenasin, Lipjanin, Fushë Kosovën dhe Obiliqin.
Autoritetet kanë paralajmëruar masa ligjore dhe vazhdim të kontrolleve për rritjen e sigurisë në vendet e punës. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM