Aktuale
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku do të shqyrtohen dhe miratohen pesë pika.
Në rend dite janë: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-032 për Energjinë Elektrike,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-031 për Energjinë,
Mocion për shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr. 10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet e përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM