Aktuale
U mbajt Forumi Ekonomik Kosovë–Turqi, theksohet rëndësia e bashkëpunimit ekonomik e tregtar
Nën organizimin e Oda Ekonomike Shqiptare, dje është mbajtur Forumi Ekonomik Kosovë–Turqi, ku morën pjesë përfaqësues të bizneseve nga sektorë të ndryshëm.
Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe ish-deputeti i Parlamentit të Turqisë me prejardhje shqiptare, Rifat Sait, ndërsa pjesëmarrës ishin dhjetëra kompani nga fusha si energjia e ripërtëritshme, ndërtimi dhe ICT.
Kryetari i Oda Ekonomike Shqiptare, Hyzer Gashi, theksoi rëndësinë e këtij forumi, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik. “Kjo ngjarje ka rëndësi të veçantë për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve”, u shpreh ai.
Forumi u mbajt me synim thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dyja shteteve, duke u fokusuar në mundësitë për investime dhe partneritete të reja. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM