Aktuale
Nisin punimet në rrugën Korishë–Kabash me investim mbi 4 milionë euro
Në Prizren kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Korishë–Kabash, një projekt infrastrukturor me gjatësi 6.7 kilometra dhe vlerë 4.1 milionë euro. Në ceremoninë e fillimit mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, së bashku me përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të zonës.
Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, në një shkrim në rrjetin social Facebook, tha se punimet kanë nisur me intensitet dhe do të zhvillohen sipas afateve të planifikuara.
“Dje bashkë me Kryeministrin Kurti ishim në Prizren, në fillimin e punimeve në rrugën Korishë-Kabash, projekt me gjatësi 6.7 km e me vlerë 4.1 milionë euro, që krijon edhe lidhje me rrugën rajonale R-118. Bashkë me ne ishin të pranishëm deputetët Abrashi dhe Rexhaj, si dhe asambleistë, aktivistë dhe qytetarë të zonës, ku bashkërisht shënuam fillimin e këtij investimi që financohet plotësisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Kjo nyje do ta lidhë më mirë këtë zonë me rrjetin rrugor në jug të vendit dhe i jep krejtësisht drejtim të ri zhvillimit lokal. Me këtë projekt, përveçse përmirësojmë qarkullimin e trafikut, i japim vlerë reale dhe hov më të lartë potencialit që ka kjo zonë e turizmit malor”, ka shkruar Basha.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM