Aktuale
Kurti pyetet për katërshen e UÇK-së, thotë se Qeveria trajton me seriozitet shqetësimet për të drejtat e njeriut
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka pyetur Qeverinë e Kosovës nëse i ka informuar partnerët ndërkombëtarë lidhur me shqetësimet për krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Në përgjigje, kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria e Kosovës trajton me seriozitet të plotë çdo shqetësim që lidhet me respektimin e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara, dhe se komunikimi me partnerët ndërkombëtarë është i vazhdueshëm dhe i strukturuar.
Ai tha se në komunikimet zyrtare kryetaren e speciales, Ekaterina Trendafilova, ka theksuar se nga perspektiva e Kosovës nuk ekzistojnë rrethana që do të pengonin qëndrimin e të akuzuarve në vend gjatë zhvillimit të procedurave.
“Qeveria e Kosovës e trajton me seriozitet të plotë çdo shqetësim që lidhet em respektimin e të drejtave të njeriut përfshirë edhe Dhomat e Specializuara të Kosovës, në këtë drejtim komunikimi me partnerët ndërkombëtar është i strukturuar dhe i vazhdueshëm duke u zhvilluar në mënyrë të përgjegjshme dhe në përputhje me natyrën e ndjeshme të proceseve gjyqësore.
“Nuk kemi hezituar të ngremë zërin kundër vendimeve të padrejta ndaj Krerëve të UÇK-së, siç ishte moslejimi i ish-presidentit Thaçi për pjesëmarrje në varrimin babait të tij, si dhe pranimi dokumenteve zyrtarë të shtetit gjenocidal të Serbisë. Sa i përket pretendimeve për mungesë informacioni apo koordinimi është e rëndësishme të theksohet se vet arkitektura juridike e dhomave të specializuara garanton pavarësinë e plotë të saj nga ekzekutivi. Kjo nënkupton që Qeveria nuk ndërhyn në procedura gjyqësore dhe as nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në informacionet të proceseve në zhvillim”, u përgjigj Kurti.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM