Aktuale
Sulmi terrorist në Banjskë, burgim i përjetshëm ndaj Spasojeviqit dhe Tolliqit, 30 vite për Maksimoviqin
Apr 24, 2026
16:12
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë në vitin 2023, sulm ky që la të vdekur rreshterin policor Afrim Bunjaku dhe dy policë të tjerë të lënduar.
Të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Toliq janë dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vite burgim.
Të tre janë kanë qenë në masën e paraburgimit.
Dy të akuzuarit, Spasojeviq dhe Toliq nuk ishin prezent në gjykatore, ndërsa Dushan Maksimoviq ishte prezent në momentin kur u shpall vendimi ndaj tyre.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM