Aktuale
Bisedimet SHBA – Iran pritet të rifillojnë në Pakistan
Bisedimet e paqes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pritet të rifillojnë në Pakistan, pas ndërmjetësimit të autoriteteve pakistaneze, raportojnë burime diplomatike për Sky News.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, pritet të udhëtojë sonte drejt Islamabadit me një delegacion të vogël.
Sipas një burimi të qeverisë pakistaneze, në kryeqytetin pakistanez tashmë ndodhet një ekip logjistik dhe sigurie nga SHBA-ja.
Burimi thekson se një raund i dytë i bisedimeve mes Uashingtonit dhe Teheranit mund të zhvillohet si rezultat i diskutimeve të zhvilluara me ekipin ndërmjetësues pakistanez.
Më herët gjatë ditës, Araghchi ka zhvilluar biseda me homologun e tij pakistanez, si dhe me kreun e ushtrisë së Pakistanit.
Këto zhvillime vijnë pasi përpjekjet për bisedime të drejtpërdrejta mes SHBA-së dhe Iranit dështuan në fillim të kësaj jave.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM