Aktuale
“Bordi i Paqes” shkon në Kuvend, ujdia futet në agjendë
Apr 24, 2026
13:12
Marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes është futur në rendin e ditës së seancës sotme plenare.
Projektligji për ratifikimin e kësaj ujdie është vendosur si pikë e gjashtë e rendit të ditës.
“Bordi i Paqes” ishte paraparë të shqyrtohej nga ligjvënësit të hënën, më 27 prill.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë njoftoi se në seancën e së hënës do të diskutohet anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes.
“Kryesia e Kuvendit vendosi që më 27 prill në orën 10:00 të mbajë një seancë të re, për t’i adresuar disa çështje shumë të rëndësishme, dhe në këtë drejtim është anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes”, u shpreh Haxhiu.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM