Aktuale
Biznese nga Kosova dhe Turqia mblidhen nesër në Prishtinë në Forumin Ekonomik
Oda Ekonomike Shqiptare do të organizojë nesër Forumin Ekonomik Kosovë–Turqi, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë biznese vendore, si dhe kompani të shumta nga Turqia që operojnë në sektorë të ndryshëm. Forumi do të mbledhë gjithashtu përfaqësues të rëndësishëm institucionalë dhe politikë.
Kryetari i Odës Ekonomike Shqiptare, Hyzer Gashi, tha për Ekolajmin se mes të ftuarve është edhe ish-deputeti në Parlamentin e Turqisë, Rifat Sait, ndërsa pritet të marrë pjesë edhe ministri i Ekonomisë së Turqisë. “Organizimi i këtij forumi është një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve të huaja në vend”, theksoi Gashi.
Ky forum synon të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi dhe investimi, si dhe të thellojë lidhjet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM