Aktuale
Tahiri për Eliot Engel: U bë më shqiptar se shqiptari
Apr 24, 2026
12:34
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka folur në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës, e cila ka nisur në orën 10:00 dhe i kushtohet ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë më 10 prill.
Tahiri tha se Kuvendi i Kosovës po nderon një burrë të madh të kombit amerikan i cili mbrojti më së miri të drejtat e shqiptarëve në vitet e tyre më të vështira.
“Padyshim se një ndër vlerat dhe traditat e kombit shqiptar është mirënjohja, falenderimi i miqëve të cilët kanë qenë me ne në kohë të vështira dhe në kohë të mira. Sot në këtë seancë përkujtimore po e falenderojmë një burrë të madh të kombit amerikan i cili u bë më shqiptar se shqiptari në mbrojtje të të drejtave tona në vitet më të vështira”, tha Tahiri.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM