Aktuale
Shiroka Pula me thirrje të fuqishme për shqiptarët e Luginës: “Çdo votë ka rëndësi, bashkimi sjell më shumë deputetë shqiptarë”
Presidentja Shiroka Pula u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Serbi, të cilat mbahen të dielën, më 25 tetor.
Në mesazhin e saj, ajo ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votim dhe të shfrytëzimit të së drejtës demokratike për përfaqësimin dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.
Shiroka Pula ka vënë në pah rëndësinë e bashkimit në përfaqësimin politik, duke bërë thirrje për pjesëmarrje të përbashkët në votim, me synimin për të siguruar më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë.
“Çdo votë ka rëndësi”, ka theksuar presidentja, duke shtuar se pjesëmarrja në zgjedhje përbën kontribut të drejtpërdrejtë për përfaqësimin politik dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Në fund të mesazhit, ajo ka ritheksuar rëndësinë e përfaqësimit të bashkuar për mbrojtjen e të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM