Aktuale
Zenun Krasniqi merr pjesë në Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar, në fokus roli i diasporës në investime, inovacion dhe bashkëpunim ekonomik Kosovë–Gjermani
Oct 28, 2026
13:04
Kryetari i Bordit të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Zenun Krasniqi, do të marrë pjesë në një sesion diskutimi në kuadër të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar DKW2026, me temën “Lidhja e Kosovës dhe Gjermanisë përmes biznesit”.
Diskutimi do të fokusohet në rolin e diasporës shqiptare në Gjermani në nxitjen e investimeve, zhvillimin e inovacionit dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Pjesëmarrja e Krasniqit në këtë forum synon të kontribuojë në diskutimin mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të dy vendeve, si dhe në shfrytëzimin e potencialit të diasporës shqiptare për zhvillim ekonomik dhe krijimin e partneriteteve të qëndrueshme.

BASHKOHUNI NË DISKUTIM