Aktuale
Haradinaj për kthimin e Ligjit për Specialen: Turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën
Oct 22, 2026
19:24
Ramush Haradinaj i Aleancës ka reaguar pasi PDK-ja i kërkoi presidentes së Kosovës që ta kthejë në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka kundërshtuar kthimin e ligjit, duke e cilësuar atë si “turp të madh” dhe “goditje të rëndë për Kosovën”.
“Kthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend është një turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka pasur një mesazh edhe për të gjithë ata që, sipas tij, janë bërë pjesë e kësaj çështjeje.
“Të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj loje, turpi i mbuloftë për jetë”, ka shkruar Haradinaj.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM