Aktuale
Shembja e pllakës së betonit në Prizren, Inspektorati ndalon punimet në objekt
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në vendpunishten në Prizren ku mbetën të lënduar gjashtë punëtorë.
Inspektorati Qendror i Punës bën të ditur se gjatë punimeve në një vendpunishte në Prizren, ka ndodhur shembja e një pllake betoni, me ç’rast janë lënduar gjashtë punëtorë.
“Sipas informatave të deritanishme, tre nga punëtorët e lënduar vazhdojnë të jenë në spital, ndërsa tre të tjerët janë liruar për trajtim në shtëpi. Njëri nga punëtorët e lënduar ka pësuar fraktura”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.
Sipas njoftimit: “Pas rastit, Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në këtë objekt, me qëllim të parandalimit të rreziqeve dhe garantimit të sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendin e punës”.
Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë me veprimet inspektuese në kuadër të kompetencave të tij ligjore, me fokus në sigurinë dhe shëndetin në punë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM