Aktuale
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, në fokus protesta e studentëve
Oct 20, 2026
10:31
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në Kryesinë e Kuvendit, ku pritet të zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Mbledhja është planifikuar të nisë në orën 09:00, ndërsa në fokus të diskutimeve pritet të jenë çështje të aktualitetit politik.
Sipas informacioneve të bëra publike një ditë më parë nga Euronews Albania, gjatë takimit pritet të bëhen të ditura edhe masat ndaj personave që kanë kryer akte dhune gjatë protestës studentore në Tiranë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM