Aktuale
Bordi i ZRRE-së miraton aplikacionet e termocentralit A dhe B për prodhimin e energjisë elektrike
Oct 09, 2026
16:40
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në mbledhjen e mbajtur, ka miratuar dy pika që lidhen me aplikacionet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike.
Në kuadër të kësaj mbledhjeje, Bordi ka miratuar Shqyrtimin e Aplikacionit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për TC Kosova A, për aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike dhe Shqyrtimin e Aplikacionin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për TC Kosova B, për aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike.
Me miratimin e këtyre dy pikave, Bordi i ZRRE-së ka trajtuar aplikacionet përkatëse të KEK-ut në kuadër të përgjegjësive të tij rregullatore në sektorin e energjisë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM