Aktuale
Bizneset në Kosovë mund të përfitojnë grante deri në 100 mijë euro për investime të gjelbra
Fondi për Inovacion i projektit GPEK, i zbatuar nga Helvetas Kosovo, ka hapur mundësi mbështetjeje për bizneset në Kosovë që investojnë në teknologji të gjelbra, përfshirë sistemet solare dhe bateritë për ruajtjen e energjisë.
Sipas kritereve të thirrjes, përfituese mund të jenë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që janë të regjistruara dhe aktive në Kosovë për së paku dy vite, kanë aktivitet financiar të dëshmuar dhe plotësojnë kriteret e përcaktuara.
💶 Vlera e grantit është nga 50,000 deri në 100,000 euro, ndërsa mbështetja mund të mbulojë deri në 70% të kostove të pranueshme. Pjesa tjetër, së paku 30%, duhet të sigurohet nga vetë biznesi si bashkëfinancim në para.
📅 Afati për dorëzimin e Shprehjes së Interesit është 31 janar 2027, deri në orën 16:00.
Aplikimet vlerësohen në vazhdimësi, ndaj bizneset e interesuara këshillohen që të fillojnë përgatitjet sa më herët.
Për bizneset që planifikojnë investime në energji solare dhe ruajtje të energjisë, Muqa Solar ofron ofertë dhe zgjidhje teknike për sistemet përkatëse.
📞 +383 49 454 864
📧 info@muqacompany.com
🌐 www.muqasolar.com
☀️ Investimi në energji të pastër po mbështetet përmes skemave të reja të financimit./ekolajmi
BASHKOHUNI NË DISKUTIM