Aktuale
Terras pas konsolidimit të institucioneve: Kosova duhet ta kthejë stabilitetin në reforma dhe rritje ekonomike
Oct 07, 2026
20:33
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka thënë se qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë të madhe anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Në një postim në platformën X, Terras ka theksuar se stabiliteti institucional në Kosovë duhet të shfrytëzohet për avancimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë dërrmuese anëtarësimin në BE. Stabiliteti institucional tani duhet të sjellë reforma dhe rritje ekonomike.Si raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën, do ta shtoj bashkëpunimin me institucionet e saj për të avancuar rrugën evropiane të vendit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM