Aktuale
Oda Amerikane mirëpret kompletimin e institucioneve të Kosovës
Oct 07, 2026
12:24
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës Presidente të Republikës, duke e vlerësuar si kompletim të arkitekturës institucionale të vendit.
Me institucionet tashmë të konstituuara, Oda Amerikane kërkon fokus më të madh në reformat ekonomike, përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve, sundimin e ligjit dhe rritjen e konkurrueshmërisë së Kosovës.
Po ashtu, funksionaliteti i plotë institucional shihet si mundësi për përshpejtimin e integrimit euroatlantik dhe forcimin e bashkëpunimit me SHBA-në dhe partnerët strategjikë.
Oda Amerikane shprehet e gatshme të bashkëpunojë me institucionet në avancimin e reformave, fuqizimin e sektorit privat dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës./ekolajmi
BASHKOHUNI NË DISKUTIM