Aktuale
DHTIK mirëpret tejkalimin e krizës institucionale dhe zgjedhjen e Presidentes së re
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka mirëpritur tejkalimin e krizës institucionale dhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në pozitën e Presidentes së Republikës së Kosovës.
DHTIK i ka uruar Presidentes së re sukses në mandat, duke shprehur pritshmërinë që ai të kontribuojë në forcimin e institucioneve, stabilitetin e vendit dhe zhvillimin ekonomik e social.
Dhoma thekson se tani institucionet duhet të fokusohen në adresimin e problemeve të akumuluara, veçanërisht në zhvillimin ekonomik, klimën e të bërit biznes dhe mirëqenien e qytetarëve.
Sipas DHTIK-së, stabiliteti institucional duhet të shoqërohet me vendimmarrje të shpejtë dhe konkrete, në mënyrë që të krijohet një klimë më e favorshme për investime, punësim dhe zhvillim ekonomik.
DHTIK ka bërë të ditur se do të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në përfaqësimin e interesave të komunitetit të biznesit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM