Aktuale
Një tjetër hap i rëndësishëm për Fluidi Group dhe produktet Made in Kosova në tregjet ndërkombëtare!
Në kuadër të panairit ndërkombëtar FOOD SYRIA, të organizuar nga Shoqata TUKIAD në Damask, Fluidi Group prezantoi produktet e saj të njohura Lemonita, Double Force dhe Retro Cola, duke përfaqësuar denjësisht potencialin e prodhimit kosovar në tregjet e Lindjes së Mesme.
Pjesëmarrja në këtë panair ishte një mundësi e rëndësishme për Fluidi Group që të prezantojë produktet e saj para partnerëve, distributorëve dhe blerësve ndërkombëtarë, me synim zgjerimin në tregjet e Sirisë, Libisë dhe Palestinës.
Rezultat i rëndësishëm i këtij aktiviteti është arritja e 7 marrëveshjeve për tre tregje të Lindjes së Mesme: Libi, Siri dhe Palestinë. Pronari i Fluidi Group, Berat Mustafa, shprehu kënaqësinë për interesimin e madh që treguan vizitorët dhe partnerët ndërkombëtarë ndaj produkteve Lemonita, Double Force dhe Retro Cola. Sipas Pronarit të Fluidi Group, Berat Mustafa, pjesëmarrja në panaire të tilla është një mundësi e jashtëzakonshme për kompanitë kosovare që të prezantojnë cilësinë e produkteve të tyre dhe të krijojnë bashkëpunime të reja në tregjet ndërkombëtare.
Fluidi Group dëshmoi edhe një herë se produktet kosovare kanë cilësi, shije dhe konkurrueshmëri për të depërtuar në tregje të reja ndërkombëtare. Me Lemonita, Double Force dhe Retro Cola, Fluidi Group po synon të zgjerojë praninë e saj përtej tregut vendor dhe të krijojë partneritete të reja në Lindjen e Mesme.
Nga Kosova drejt botës – Fluidi Group vazhdon rrugëtimin drejt tregjeve të reja!




BASHKOHUNI NË DISKUTIM