Ekonomi
Rikthehet në operim njësia A4 e Termocentralit “Kosova A”
Sep 17, 2026
17:18
Pas përfundimit me sukses të sanimeve teknike, mbrëmë është planifikuar rikthimi në operim i njësisë A4.
Sipas planifikimit, startimi i njësisë ka filluar sot rreth orës 04:00, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar rreth orës 08:30.
Aktualisht, njësia A4 është në operim dhe gjendja e saj është stabile.
“Një falënderim i veçantë për stafin teknik dhe të gjithë punonjësit e Termocentralit “Kosova A”, për përkushtimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e vazhdueshme për të qenë në krye të detyrës dhe për të kontribuar në mbajtjen e njësive në operim.
Puna dhe përkushtimi i vazhdueshëm i stafit janë thelbësorë për sigurinë dhe stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike” thuhet në njoftimin e KEK-ut.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM